Ballina Sport Legjionarët/ Sokol Cikalleshi në super-formë, shënon dygolësh në Turqi

Legjionarët/ Sokol Cikalleshi në super-formë, shënon dygolësh në Turqi

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Cikalleshi ka shënuar një dygolësh me vlerë për skuadrën e tij, Koniaspor.

Në ndeshjen e zhvilluar në transfertë kundër Jeni Malatiaspor, sulmuesi kuqezi i dha tre pikët skuadrës së tij.

Pjesa e parë foli për vendasit, të cilët kryesonin ndeshjen me dy gola avantazh, por në pjesën e dytë, Koniaspor përgjigjet, duke përmbysur rezultatin.

Goli i shënuar nga Diomande në minutën e 72-të do të pasohej nga dy gola fantastikë të shënuar me kokë nga bomberi kuqezi në harkun kohor të katër minutave, përkatësisht në minutat 80-të dhe 84-t.

Sokol Cikalleshi tregon kësisoj edhe formën e mirë që po kalon, një lajm i mirë edhe për Kombëtaren kuqezi.

---- ----
-----