Ballina Sport Legjenda italiane kërkon shqiptarin në Kinë, me një ofertë marramendëse

Legjenda italiane kërkon shqiptarin në Kinë, me një ofertë marramendëse

56
SHPËRNDAJE

Media zvicerane “Blick” shkruan se 33-vjeçarin e kërkon me këmbëngulje ish-trajneri i Italisë Roberto Donadoni, i cili aktualisht drejton ekipin kinez Shenzhenin. Madje, kjo media pretendon se Xhemaili ka pranuar që të firmosë për 2 vite me klubin kinez, por Bolonja nuk ka dhënë ende përgjigjen zyrtare.

Ish-kampioni i Milanit në vitet ’80-’90 Roberto Donadoni e njeh mjaft mirë Xhemailin në kohën kur 56-vjeçari drejtonte Bolonjën në vitet 2015-2018.

Xhemaili tashmë duhet të vendosë nëse do të pranojë pagën luksoze në Kinë apo të realizojë objektivat e Bolonjës për këtë sezon. Ai ka luajtur për Zvicrën në 69 ndeshje.