Ballina Sport Legjenda e Liverpoolit shtrohet në spital, pasi rezultoi me koronavirus

Legjenda e Liverpoolit shtrohet në spital, pasi rezultoi me koronavirus

14
SHPËRNDAJE

Legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalglish, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe është shtruar në spital. Njeriu që bëri epokë në vitet 70-90, rezulton të jetë infektuar me Covid-19 dhe ndodhet në spital që nga dita e mërkurë.

Familja e 69 vjeçarit njoftoi se gjendja e tij nuk është aspak kritike, por gjithsesi lajmi ka krijuar ankth tek tifozët e Liverpool, si dhe tek emrat e tjerë të njohur të skuadrës angleze.

Që nga Steven Gerrard e Jamie Carragher, për të vazhduar me Henderson, Alisson Becker e të tjerë lojtarë që kanë dërguar mesazhe mbështetjeje për Dalglish.

Një mbështetje e fortë ka ardhur edhe nga Federata Skoceze e Futbollit, pasi Dalglish ishte skocez dhe luajti për kombëtaren e vendit të tij.

-----