Ballina Lajme nacionale LDK – VV, Kurti thotë se ky koalicion zgjedhjet do t’i shndërronte...

LDK – VV, Kurti thotë se ky koalicion zgjedhjet do t’i shndërronte në festë

12
SHPËRNDAJE

Së shpejti do të mbahen zgjedhjet në Kosovë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se arritja e një koalicioni në mes LDK-së dhe VV, zgjedhjet do t’i shndërronte në festë.

Sipas tij, përkundër dallimeve, koalicioni mes LDK-së dhe VV-së, do ta nxjerrtë nga kriza Kosovën.

“Kemi dallime nga e kaluara me LDK-në , kemi probleme, por ne duhet të përqendrohemi tek e ardhmja”, tha Kurti për RTV Besa në Prizren.

Ai tregon se bisedimet me LDK-në, po shkojnë në rrugë të mbarë.

“Bisedimet po shkojnë mbarë. Ekziston një atmosferë konstruktive”.

Sipas tij, nëse arrihet koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike, “do të përpilohet një platformë qeverisëse që do ta nxjerrë vendin nga kriza”.

Me 22 gusht, Kuvendi i Kosovës, pritet të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

-----