Ballina Lajme nacionale LDK vendos: Kuvendi Zgjedhor mbahet të shtunën nga ora 10:00

LDK vendos: Kuvendi Zgjedhor mbahet të shtunën nga ora 10:00

11
SHPËRNDAJE

Kuvendi Zgjedhor i LDK-së do të mbahet këtë të shtune.

Lidhja Demokratike e Kosovës pas disa reagimeve ka vendosur që të publikojë edhe orën ku do të mbahet Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i kësaj partie.

Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa ka njoftuar se Kuvendi do të fillojë në ora 10:00.

Ai ka bërë të ditur se regjistrimi i delegatëve do të fillojë nga ora 09:00.

“Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK-së mbahet më 3 gusht 2019 në Hotel Emerald dhe fillon nga ora 10:00, regjistrimi i delegatëve fillon nga ora 9:00”, ka shkruar ai në Facebook.

Në Kuvendin e së shtunës, LDK do të zgjidhë kryetarin e partisë, nënkryetarët, sekretarin e partisë dhe anëtarët e Kryesisë.

-----