Ballina Lajme nacionale LDK “ultimatum” Vetëvendosjes: Qeveria brenda javës, ose e mbyllim

LDK “ultimatum” Vetëvendosjes: Qeveria brenda javës, ose e mbyllim

29
SHPËRNDAJE

Vetëvendosja doli parti e parë nga zgjedhjet e 6 tetorit, por ende nuk ka arritur të vulosë një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, e durimi po soset. Lidhja Demokratike e Kosovës i kërkoi Vetëvendosjes që t`i fokusojë përpjekjet tek formimi i qeverisë së re brenda javës duke theksuar se oferta e tyre e fundit është zgjidhja më e mirë. LDK u mblodh të martën për të diskutuar situatën e krijuar pas mandatimit të Kurtit. Ajo ka kërkuar  që të ketë kryetarin e parlamentit deri në zgjedhjen e presidentit, pastaj kryetari i parlamentit t’i kalojë lëvizjes Vetëvendosje.

Por, kjo e fundit nuk jep shenja se mund ta lëvizë Glauk Konjufcën e  caktuar në këtë pozicion në 26 dhjetor. Hashim Thaci deklaroi sakaq në një intervistë për Bloomberg se Kosova do ta ketë shumë shpejt qeverinë e re.

“Ne e kemi një qëllim: të ecim sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit evropian, dhe të bëhemi pjesë e NATO-s”, tha presidenti kosovar, I cili për këtë arsye dhe u zotua të bashkëpunojë me të mandatuarin për kryeministër, Albin Kurti, me qëllimin sic tha, të nxiten përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në aleancën veri-atlantike. Të hënën, Thaci I dha Kurtit 15 ditë kohë për të krijuar qeverinë e re.