Ballina Lajme nacionale LDK thotë se s’kanë disponim për koalicion parazgjedhor

LDK thotë se s’kanë disponim për koalicion parazgjedhor

10
SHPËRNDAJE

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i ka thënë ambasadorit të Italisë në Kosovë Piero Sardi, se ‘LDK nuk ka shumë disponim të ketë koalicione parazgjedhore’.

“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Sardi. Ambasadori Sardi e uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në krye të LDK-së dhe theksoi që Kuvendi Zgjedhor ishte një takim i rëndësishëm në udhëtimin demokratik të LDK-së dhe vendit. Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Sardi për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e përgjithshme në të cilat LDK parapëlqen që të gjitha partitë të shkojnë të vetme. LDK do të përcjellë veprimet e partive tjera dhe do të ndërmerr veprime në përputhe me rrethanat politike. LDK nuk ka shumë disponim për koalicione parazgjedhore por mbi të gjitha po punojmë të fitojmë zgjedhjet në mënyrë që partitë që sot janë në opozitë të formojnë Qeverinë e re të Kosovës me një shumicë të qëndrueshme që u bën ballë temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet vendi”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Tutje kjo parti thotë se e kanë njoftuar ambasadorin Italian se ‘cilat janë prioritetet e një qeverie të udhëhequr nga LDK’.

“Në Qeverinë e re LDK do të përqendrohet në zhvillimin ekonomik, përkrahjen e sektorit privat, avancimin e arsimit dhe shëndetësisë, sundimit të rendit dhe ligjit, luftimin e korrupsionit si dhe integrimet euroatlantike me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Ismet Beqiri dhe Besian Mustafa”, njofton LDK.

-----