Ballina Lajme nacionale LDK thotë se është partia e parë

LDK thotë se është partia e parë

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

LDK thotë se rezultatet e tyre e nxjerrin si parti të parë.

Lumir Abdixhiku i LDK-së ka thënë se sipas rezultateve të para të bëra nga ekipet e kësaj partie në terren, e kanë nxjerrë fituese LDK-në në zgjedhjet e sotme.

“Gjatë gjithë ditës kemi marrë informacionet për një rrjedhë të mirë të procesit. Jemi të kënaqur për mënyrën si ka shkuar. Pas mbylljes së qendrave të votimit, rezultatet e para që po marrim janë mjaft inkurajuese. Ato e nxjerrin LDK-në si fituese.Kemi parasysh edhe matjet e exit-polleve, por rezultatet tona janë mjaft konfirmuese për fitoren tonë”, ka thënë ai.

I pyetur pse akoma s’ka nisur festë akoma në LDK, Abdixhiku ka thënë se po presin rezultatet zyrtare.

---- ----
----
-----
-----