Ballina Lajme nacionale LDK premton se gratë do të përfshihen mjaftueshëm në listën e kandidatëve...

LDK premton se gratë do të përfshihen mjaftueshëm në listën e kandidatëve për deputetë

10
SHPËRNDAJE

LDK-ja thotë se 1/3 e kandidatëve për deputetë do të jenë gra.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka përfunduar takimin.

Pas mbledhjes për media është deklaruar zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.

Mustafa ka thënë që në këtë takim është diskutuar lista e kandidatëve për deputetë nga 38 degë të LDK-së, raporton KTV.

Sipas tij, lista do të finalizohet nesër dhe do të dorëzohet para afatit të përcaktuar.

Ai ka thënë se në këtë listë do të respektohen dispozitat ligjore dhe të gjithë kandidatët do të me të kaluar të pastër.

Mustafa, ka thënë se 1/3 e kandidatëve për deputetë do të jenë gra.