Ballina Lajme nacionale LDK nuk flet për rrahjen, vlerëson se procesi zgjedhor ka shkuar mirë

LDK nuk flet për rrahjen, vlerëson se procesi zgjedhor ka shkuar mirë

9
SHPËRNDAJE

Procesi zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës, po vazhdon të përballet me tensione.

Pas, raportimit të mediave për konflikte në mes të atyre që kanë pretendime për karrige në strukturat e LDK-së në Podujevë, ka reaguar ky subjekt politik.

Përmes një njoftimi, LDK, ka thënë se procesi zgjedhor ka shkuar mirë, në të gjitha nëndegët e saj.

“Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Podujevë, sot ka përmbyllur me sukses kuvendet zgjedhore në të gjitha nëndegët e saj. Procesi zgjedhor në degën tonë është karakterizuar me një pjesëmarrje të madhe të anëtarësisë, ashtu siç i ka hije degës më të madhe në Kosovë, e cila përherë ka dalë fituese në të gjitha zgjedhjet”, thuhet në njoftim.
.

-----