Ballina Lajme nacionale LDK nuk flet për përleshjen fizike, vlerëson se procesi zgjedhor ka shkuar...

LDK nuk flet për përleshjen fizike, vlerëson se procesi zgjedhor ka shkuar mirë

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Procesi zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës, po vazhdon të përballet me tensione.

Pas, raportimit të mediave për konflikte në mes të atyre që kanë pretendime për karrige në strukturat e LDK-së në Podujevë, ka reaguar ky subjekt politik.

Përmes një njoftimi, LDK, ka thënë se procesi zgjedhor ka shkuar mirë, në të gjitha nëndegët e saj.

“Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Podujevë, sot ka përmbyllur me sukses kuvendet zgjedhore në të gjitha nëndegët e saj. Procesi zgjedhor në degën tonë është karakterizuar me një pjesëmarrje të madhe të anëtarësisë, ashtu siç i ka hije degës më të madhe në Kosovë, e cila përherë ka dalë fituese në të gjitha zgjedhjet”, thuhet në njoftim.

---- ---- ----
-----