Ballina Lajme nacionale LDK nënshkruan marrëveshjen me Nismën, Limaj: Vendit i duhet një qeveri që...

LDK nënshkruan marrëveshjen me Nismën, Limaj: Vendit i duhet një qeveri që t`i përgjigjet

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ditë pasi mori firmën e AAK-së, Lidhja Demokratike e Kosovës nënshkroi marrëveshje për bashkëqeverisje edhe me Nismën Socialdemokrate. Pas takimit të krerëve të të dyja partive, lideri i Nismës, Fatmir Limaj konfirmoi për gazetarët vulosjen e  koalicionit.

----

”Pas zhvillimeve të kohëve të fundit, të gjithë jemi dëshmitarë të asaj që ka ndodhur. Kosova ka nevojë për një qeveri e cila e mbikëqyr parlamentin, një qeveri që i përgjigjet dhe që mund të funksionojë sipas ligjeve”, deklaroi Limaj përpara gazetarëve.

Limaj sqaroi e partia e tij në qeverinë Hoti, do të ketë dy ministra dhe postin e zëvendëskryeministrit. Procedurat për formimin e ekzekutivit të ri pasojnë mocionin e LDK-ja kundër qeverisë së Albin Kurtit, që tanimë ka kaluar në detyrë.

Në mesin e arsyeve për paraqitjen e mocionit u përmendën marrëdhëniet që ka së fundmi Kosova me Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Brendshëm. Kurti sakaq e ka bërë të qartë se do ta sfidojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin për krijimin e qeverisë së re nga LDK-ja.

----- ----