Ballina Lajme nacionale LDK-ja prezanton emrat për ministra në qeverinë Hoti

LDK-ja prezanton emrat për ministra në qeverinë Hoti

93
SHPËRNDAJE

I mandatuari për kryeministër në Kosovë, Abdullah Hoti, prezantoi emrat e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për ministra në qeverinë e re.

Kryesia e LDK-së, u mblodh sot që të vendosë për emrat e ministrave.

Nesër nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca ku pritet të votohet Qeveria Hoti.

Lista e LDK-së

Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër

Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme

Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës

Anton Quni, ministër i Mbrojtjes

Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë

Hykmete Bajrami, ministre e Financave

-----