Ballina Lajme nacionale LDK-ja mund të marrë sot mandatin për formimin e qeverisë, takim Mustafa...

LDK-ja mund të marrë sot mandatin për formimin e qeverisë, takim Mustafa – Haradinaj

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

----

Dita e sotme mund të sjell zhvillime në Kosovë. Presidenti Hashim Thaci mund t’ia dorëzojë të mandatin për qeverinë e re, partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet. Kjo ka qenë arsyeja e takimit që sot kanë pasur në një hotel të Prishtinës, Isa Mustafa kreu i LDK-së dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Thaçi ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të bëjë veprime kushtetuese drejt krijimit të qeverisë së re.

Duke qenë se LVV-ja nuk e ka dorëzuar që gati tri javë emrin për mandatarin, këtë të drejtë presidenti i vendit pritet që sot pasdite t’ia kalojë partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Presidenti tashmë i ka pohuar partive që kanë paralajmëruar koalicion se sot mund të dorëzojë të drejtën për mandatarin.

Temë kryesore e diskutimit mes dy liderëve ka qenë çështja e mandatuesit dhe formimi i koalicionit.

Partia e Mustafës tashmë ka marrë konfirmim nga Këshilli i partisë për një koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.

----- ----