Ballina Lajme nacionale LDK-ja me slogan të vjedhur, PDK-ja e kishte sloganin “BESO” në zgjedhjet...

LDK-ja me slogan të vjedhur, PDK-ja e kishte sloganin “BESO” në zgjedhjet e 2004-es

107
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kanë kaluar plot 15 vjet, por jo aq shumë sa për t’u harruar sloganet zgjedhore të partive politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje ka vendosur të garojë me sloganin “BESO”, por një slogan të ngjashëm e kishte edhe Partia Demokratike e Kosovës në vitin 2004.

“BESO, GUXO, VOTO”, ishte atëherë slogani i PDK-së, por për të tria këto kishin banere të veçanta dhe stili i dizajnit të banerit “BESO” të PDK-së dhe “BESO” të LDK-së është pothuajse i ngjashëm, madje edhe me pikën prapa.

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, është një prej politikaneve që më së shumti e ka sulmuar PDK-në gjatë gjithë këtyre viteve. Megjithatë, kjo si duket nuk e ka penguar fare atë që t’ua “huazojë” sloganin pas 15 vjetësh.

---- ----
----
-----
-----