Ballina Lajme nacionale LDK i frikësohet tensioneve në Kuvend, angazhon sigurim fizikë

LDK i frikësohet tensioneve në Kuvend, angazhon sigurim fizikë

9
SHPËRNDAJE

LDK sot do ta mbaj Kuvendin e saj Zgjedhor.

355 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet që të marrin pjesë në Kuvendin e saj Zgjedhor përmes së cilit pritet të dihet personi i cili do ta marrë ‘timonin e partisë”.

Për momentin i vetmi kandidat i bërë publik për ta rimarrë kreun e LDK-së, është Isa Mustafa.

Në sallë tashmë kanë nisur që të hyjnë figurat më të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E për të mos ndodh me e keqja, LDK është kujdesur edhe për sigurinë e delegatëve duke angazhuar sigurim fizikë.

Ata janë parë në hyrje të sallës ku pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor.

Kuvendi pritet që të fillojë në orën 10:00.

-----