Ballina Lajme nacionale LDK gati për qeverisje: Kemi siguruar 64 vota, një zv.kryeministër do jetë...

LDK gati për qeverisje: Kemi siguruar 64 vota, një zv.kryeministër do jetë nga Lista Serbe

33
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së Grupit parlamentar tha se brenda ditës së sotme ose nesër presin formalizmin e koalicionit dhe pastaj do të procedojnë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Gashi tha se akoma nuk e kanë marrë mandatin nga presidenti Thaçi por sipas tij sa po të kryhen çështjet që kanë të bëjnë me formimin e koalicioneve dhe t’i formalizojnë mbi 61 deputetë do të njoftohen presidenti dhe do të lëshohet dekreti.

----

“Votë e mjaftueshme konsiderohet në momentin e nënshkrimit të koalicioneve. Ne akoma nuk kemi nënshkruar asnjë koalicion. Pra koalicioni është dakorduar shumica, por formalizimi i tyre me nënshkrim do të kryhet brenda ditës së sotme dhe nesër besoj”, tha ai.

Megjithatë sipas tij, konsiderojnë se momentalisht i kanë 64 vota.

Shefi i GP-së së LDK-së tha se sot nuk kanë diskutuar emrat për ministra.

Gashi tha se edhe Lista serbe do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës dhe njëri nga ministrat e Listës serbe mund të jetë zëvendëskryeministër.

Ndërkaq, sa i përket mundësisë që LVV-ja të dërgojë në gjykatën Kushtetuese, Gashi tha se letra e presidentit nuk ka bazë juridike, por sa i përket dekretit është e drejtë e kujtdo që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Duke folur për mungesën e Vjosa Osmanit në mbledhje, Gashi tha se të gjithë deputetët, përfshirë edhe atë kanë pasur ftesa. “Të gjithë deputetët e LDK-së, përfshirë edhe Vjosa Osmanin kanë pas ftesë, me siguri ka qenë e zënë se do të ishte prezentë”, tha ai.

----- ----