Ballina Lajme nacionale LDK e gatshme ta rrëzojmë Haradinajn edhe me votat e “Listës Serbe”

LDK e gatshme ta rrëzojmë Haradinajn edhe me votat e “Listës Serbe”

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Deputeti i LDK-së thotë se Haradinaj duhe të rrëzohet edhe me votat e “Listës Serbe”.

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, teksa ka folur për situatën e rëndë ekonomike e politike në Kosovë, ka thënë se e gjithë situata ka filluar të rrënohet qysh me ardhjen e Hashim Thaçit kryeministër në vitin 2008.

“Me ardhjen e PDK’së kanë kanë filluar të këqijat e Kosovës”, ka thënë Avdyli në RTK, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë teksa ka folur për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, Avdyli e ka pranuar se opozita ende nuk i ka 61 vota të nevojshme për ta kaluar mocionin e tyre për rrëzimin e Haradinajt nga pushteti.

Sipas tij PSD’ja nuk duhet anashkaluar, për faktin se i ka 12 vota, megjithatë ai thotë se nuk pajtohet me qëndrimin e kësaj partie që të mos rrëzohet Haradinaj me votat e ‘Listës Serbe’.

Avdyli thotë se një gjë e tillë mund të bëhet me votat e “Srpskas”, vetëm se nuk duhet pranuar kushte.

“61 vota nuk i kemi. Ka fjalë e sleame që mund të jenë ata deputet apo këta. E vlerësoj PSD’në edhe pse disa veprime të tyre s’më kanë pëlqyer. Nuk duhet anashkaluar, sepse janë 12 deputetë. Dua të besoj se e kanë seriozisht”, ka thënë Avdyli.

Sipas tij qëndrimi i partisë së Shpend Ahmetit se nuk duhet rrëzuar Haradinaj me votat e Srpskas, nuk është i arsyeshëm sepse kjo Qeveri po funksionin me ta dhe se edhe Isa Mustafa ishte rrëzuar me votat e ‘Listës Serbe.

“Kërkesa e PSD’së që nuk e rrëzojmë qeverinë me Srpskan nuk është e arsyeshme, sepse të gjithë po funksionojnë me Srpskan, edhe Isa Mustafa u rrëzua me votat e tyre. Është e arsyeshme të themi që nuk pranojmë kushte nga Srpska”, ka thënë Avdyli.

Sipas tij Qeveria Haradinaj është duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës.

---- ----
-----