Ballina Lajme nacionale LDK: Akuzon PAN-in për punësime të paligjshme në kohë fushate

LDK: Akuzon PAN-in për punësime të paligjshme në kohë fushate

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

LDK-ja godet PAN-in për punësimet e paligjshme në kohë fushate.

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate dërguar mediave, ka dënuar punësimet që po bëhen në kohë të fushatës, duke i quajtur ato të paligjshme. Për këtë, LDK-ja fajëson qeverinë në largim, raporton Gazeta Express.

Kjo sipas Lidhjes Demokratik tregon se po bëhen për qëllim të përfitimeve politike në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Publikimet në media për rritje enorme të numrit të veteranëve të rrejshëm në kohë fushate, duhet të jenë alarm për institucionet ligjzbatuese, që të aktivizohen për të penguar abuzimin me taksat e qytetarëve.Praktikat e punësimit në administratë janë keqpërdorim me paranë publike, shkelje e ligjit dhe shkelje e rregullave zgjedhore”, thuhet në komunikatë.

Sipas LDK-së, koalicioni PAN po e bën këtë duke e parë humbjen në zgjedhjet që po vijnë.

“LDK konsideron se koalicioni i Qeverisë në largim, duke parë humbjen e thellë në zgjedhje, po përdor metoda të paligjshme, siç janë punësimet në sektorin publik, për të përfituar politikisht. LDK-ja u bën thirrje monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje të rënda të procesit zgjedhor. Lidhja Demokratike ju bën thirrje koalicionit PAN që t’i ndërprejnë praktikat diskriminuese ndaj qytetarëve, të cilët i kanë sjellë në varfëri të skajshme për shkak të korrupsionit enorm me paranë publike”, shkruhet në komunikatë.

---- ----
----
----- ----
-----