Ballina Lajme nacionale Latifi: Mos e paragjykoni Drenicën për një koncert koti

Latifi: Mos e paragjykoni Drenicën për një koncert koti

15
SHPËRNDAJE

Reagon Blerim Latifi, thotë se hipokritë të neveritshëm, paragjykoni Drenicën për një koncert koti

Reagime të shumta ka ngjallur performanca e Fjolla Morinës në sheshin Adem Jashari në Skenderaj, ku ajo u shfaq pothuajse e zhveshur para fëmijëve të cilët kishin shkuar për të ndjekur këtë koncert.

Lidhur me këtë performancë të këngëtares kosovare ka reaguar edhe këshilltari i kryeparlamentarit Veseli, Blerim Latifi, shkruan Reporteri.net.

Latifi ka shkruar se të gjithë ata që japin moral për këtë ngjarje i lënë fëmijët e tyre me telefona në dorë, 24 orë, pa bërë asnjë përpjekje për të nxitur tek ta kulturën e leximit.

Latifi ndër të tjera i ka quajtur hipokritë të gjithë ata që e po e paragjykojnë Drenicës në bazë të performancës së Fjolla Morinës.

“Në 24 orë të ditës, në 365 ditë të vitit, i lënë fëmijët me telefona në dorë, pa asnjë censurë mbi youtube e rrjetet sociale, nuk bëjnë as përpjekjen minimale për t’ua nxitur kulturën e leximit dhe çohen e japin alarmin moral për një koncert koti të mbajtur në Skënderaj. Disa, madje, nuk e lëshojnë rastin të vjellin vnerë paragjykimesh mbi Drenicën dhe komunën. Hipokritë të neveritshëm!”, shkruan Latifi.

-----