Ballina Sport Largohet nga Interi, lamtumira prekëse e sulmuesit

Largohet nga Interi, lamtumira prekëse e sulmuesit

12
SHPËRNDAJE

Keita Balde nuk do të jetë më pjesë e Interit sezonin e ardhshëm. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, sulmuesi ka konfirmuar “divorcin” me zikaltrit, teksa do të rikthehet te Monako, që zotëron dhe kartonin e 24-vjeçarit.

Senegalezi i lindur në Spanjë u aktivizua 24 takime me fanellën zikaltër, teksa arriti të shënonte 5 gola.

Keita ka falënderuar tifozët zikaltër për ngrohtësinë dhe mbështetjen, teksa e ka cilësuar si nder që ishte pjesë e Interit në sezonin e shkuar.

“Gjithçka negative, presioni dhe sfidat, përfaqësojnë një shans për mua që të rritem. Faleminderit të gjithë tifozëve zikaltër për ngrohtësinë dhe mbështetjen.
Ishte një nder të vishja fanellën e lavdishme të Interit dhe të kontribuoja për të arritur objektivin e Ligës së Kampionëve”, shkruan Keita.

The post Largohet nga Interi, lamtumira prekëse e sulmuesit appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----