Ballina Lajme nacionale Largohet edhe një themelues i NISMA-s

Largohet edhe një themelues i NISMA-s

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

U largua edhe një themelues tjetër nga partia NISMA.

Një prej themeluesve të degës së NISMA Socialdemokrate në Kamenicë, anëtari Këshillit të Kombëtar të saj, Xhevat Klaiqi ka dhënë sot dorëheqje nga kjo parti.

Edhe largimi i tij po bëhet pas dorëheqjes së ish-ministrit Bajram Hasani nga kjo parti.

Ai nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka dhënë arsyet e dorëheqjes duke e përmendur si arsye kryesore dorëheqjen e Bajram Hasanit.

Klaiqi ka thënë se dega e Kamenicës dhe tërë NISMA në Anamoravë po shkatërrohet nga indiferenca e drejtuesve të saj.

“Si njëri prej themeluesve të kësaj partie në Kamenicë them se pa ish ministrin Bajram Hasani, kjo parti nuk ka jetë në Anamoravë.

Ai na përkrahu dhe na ndihmoi që të konsolidojmë degën e NISMA’s. Përkrahja e ish-ministrit Hasani dhe puna jonë e përbashkët ka bërë që ne të përfaqësohemi edhe në Kuvendin Komunal. Por ky duket të jetë fundi i saj në këtë qytet.”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Sipas tij, NISMA’n në Anamoravë është shkatërruar nga vet drejtuesit e saj.

“Largimi i Bajram Hasanit ka qenë thikë pas shpine për të gjithë rajonin tonë sepse jeni mësuar që vetëm të vini të merrni vota dhe më pas ta harroni se edhe lindja është pjesë e Kosovës dhe duhen investime.:, ka shtuar Klaiqi.

Vlen të theksohet se pas largimit të Bajram Hasanit dorëheqje ka dhënë edhe Anila Tusha Kastrati, asambliste në Kuvendin Komunal të Gjilanit, anëtarë e Këshillit Kombëtar dhe nënkryetare e degës në Gjilan. Dorëheqje ka dhënë edhe Rasim Terziqi, asamblist në Viti.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të respektuar miqtë e mi

Ju njoftoi se që nga sot nuk jam anëtar i NISMA Socialdemokrate,që do të thot jap dorëheqje nga anëtari i kryesisë së Degës së NISMA Socialdemokrate Kamenicë,

Jap dorëheqje të parevokueshme edhe nga anëtari i Këshillit Kombëtar të NISMA Socialdemokrate.

Jap dorëheqje nga administrimi i faqes zyrtare të NISMA Socialdemokrate dega Kamenicë.

Si njëri prej themeluesve të kësaj partie në Kamenicë them se pa ish ministrin Bajram Hasani, kjo parti nuk ka jetë në Anamoravë. Ai na përkrahu dhe na ndihmoi që të konsolidojmë degën e NISMA’s.

Përkrahja e ish-ministrit Hasani dhe puna jonë e përbashkët ka bërë që ne të përfaqësohemi edhe në Kuvendin Komunal. Por ky duket të jetë fundi i saj në këtë qytet.

Dega jonë që nga largimi i ish-ministrit Hasani kurrë më nuk është vizituar nga askush asnjëherë. Askush nga drejtuesit e partisë më nuk është interesuar as për hallet tona, sepse zgjedhjet u dukeshin që janë larg.

NISMA’n në Anamoravë e shkatërruar vet drejtuesit e saj. Largimi i Bajram Hasanit ka qenë thikë pas shpine për të gjithë rajonin tonë sepse jeni mësuar që vetëm të vini të merrni vota dhe më pas ta harroni se edhe lindja është pjesë e Kosovës dhe duhen investime.

Jam shumë i lumtur që rrugëtimin tim në këtë parti e bëra përkrah një djali të ri, me vizion e dashuri për këtë vend siç është Bajram Hasani. Ideatori i taksës, djali që po ua kthente dinjitetin prodhuesve vendor do ta ketë përkrahjen e rajonit të tij çdo herë që i duhet.

Për aktivitetin tim politik do të vendosi më pas, por për vendin tim jam këtu sa herë që Atdheu ka nevojë.

Faleminderit të gjithë që më keni përkrahur gjatë këtyre viteve!

Me nderime, Xhevat Klaiqi

---- ----
-----