Ballina Sport Largimi i Griezmannit, zbulohet formacioni i Atleticos për sezonin e ri

Largimi i Griezmannit, zbulohet formacioni i Atleticos për sezonin e ri

12
SHPËRNDAJE

Skuadra e Atletico Madridit ka filluar të marrë formë për sezonin e ri.

Ardhja e Marcos Llorentes do të forcojë opsionet e Diego Simeone në mesfushë pasi “Los Rojiblancos” po përgatiten të fillojnë stërvitjet para-sezonnale.

Gazeta spanjolle “Marca” ka përpiluar një formacionin e mundshëm të Atleticos pas largimit të Antoine Griezmann.

Jan Oblak do të mbetet në portë për të ardhmen e parashikueshme pas rinovimit deri në vitin 2023 dhe do të mbështetet nga Antonio Adan sezonin e ardhshëm.

Në mbrojtje, Saul Niguez thuhet se do të zhvendoset në të majtë, Santiago Arias do të luajë në krahun e djathtë, ndërsa Jose Gimenez dhe Felipe pritet të jenë në qendër.

Sulmi do të përbëhet nga Diego Costa dhe Alvaro Morata, të cilët do të përpiqen të mbushin boshllëkun e lënë nga Antoine Griezmann.

The post Largimi i Griezmannit, zbulohet formacioni i Atleticos për sezonin e ri appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.