Ballina Sport Lamtumirë pas 15 vitesh, Joakim Lëv largohet nga Gjermania pas Europianit

Lamtumirë pas 15 vitesh, Joakim Lëv largohet nga Gjermania pas Europianit

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Pas 15 vitesh në krye të kombëtares gjermane të futbollit, trajneri Joakim Lëv ka vendosur ta mbyllë kontratën e tij para kohe, një vit para skadimit të saj. Ai do të largohet nga stoli i Gjermanisë pas Europianit të verës.

Njoftimin zyrtar e ka bërë Federata Gjermane e Futbollit, duke shpjeguar: “Trajneri Lëv ka kërkuar ta mbyllë kontratën e vlefshme deri në Kupën e Botës 2022 menjëherë pas Europianit. Dhe DFB e ka pranuar kërkesën e tij.

Trajneri 61-vjeçar u ul në stolin e Gjermanisë fillimisht si asistent i Jurgen Klinsmanit në verën e 2004-ës, kurse në 2006-ën mori detyrën e trajnerit të parë, pas zhgënjimit të “pancerave” në Botëror. Lëv e çoi Gjermaninë në fitimin e Kupës së Botës në vitin 2014, në Brazil. Ai ka fituar edhe Kupën e Konfederatave në vitin 2017.

“Kam shumë vullnet, energji dhe ambicie për kampionatin europian. Do të bëj më të mirën për të lumturuar tifozët tanë. Jam krenar, sepse është diçka speciale dhe nder të përfaqësosh vendin tënd.

Kam pasur shansin të punoj me lojtarët më të mirë të vendit për 17 vjet dhe t’i mbështes ata në zhvillimin e tyre. Kemi arritur triumfe dhe kemi pësuar humbje të dhimbshme, por kemi kaluar shumë momente magjike, siç ishte Kupa e Botës në Brazil. I jam mirënjohës federatës që më ka krijuar një ambient pune ideal”, – ka deklaruar Lëv në njoftimin zyrtar.

---- ----
-----