

Nismëtarja e idesë është Amazon, që ka nisur testimin e një mënyre të re pagese në supermarketet Whole Foods në Shtetet e bashkuara.
Në vend të kartës së kreditit apo debitit, do të përdoret thjesht skanimi i dorës. Në zyrat e Amazonës në Neë York ka filluar tashmë të përdoret kjo mënyrë për të kryer blerja nga makineta.
sistemi i ri i pagesave i Amazon – i njohur me emrin Orville – nuk do i kërkon klientëve të prekin sipërfaqen e skanimit; por përdor vizionin kompjuterik dhe thellësinë gjeometrike për të identifikuar formën dhe madhësinë e secilës dorë që skanon, përpara se t`i kalojë blerjet në kartën e kreditit të blerësit.
Skanuesit e duarve do të lidhen me llogaritë e klientëve në Amazon Prime në mënyrë që ata të përdorin kartat të cilat janë tashmë të skeduara.