Ballina Sport Lamtumirë Euro 2020: Shtyhet rikthimi i Zaniolos, fajin e ka… Covid-19

Lamtumirë Euro 2020: Shtyhet rikthimi i Zaniolos, fajin e ka… Covid-19

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nicolo Zaniolo pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentin e gjurit shtatorin e vitit të kaluar. Mesfushori ofensiv i Romës, u detyrua të pësonte një ndërhyrje kirurgjikale, teksa në janarin e këtij viti u infektuar me Covid-19.

25 ditët që kaloi në karantinë ia vonuan rikuperimin, edhe pse ka progres në gjurin e dëmtuar. 21-vjeçari ka kryer një takim në Insbruk me doktor Fink, personin që e operoi në vjeshtën e kaluar.

Kontrolli nuk ka dhënë përgjigjen që priste. Zaniolo duhet ta shtyjë me një muaj tjetër rikthimin në fushat e blerta, duke humbur në këtë mënyrë mundësinë për të luajtur me Italinë në Euro 2020.

Fink i ka deklaruar se pushimi si pasojë e infektimit me koronavirus, ka ndikuar për keq dhe gjuri i dëmtuar nuk ka forcën e duhur. Lojtari i verdhekuqve do të kalojë 4 javëtr e ardhshme kryesisht në palestër. /abcnews.al

The post Lamtumirë Euro 2020: Shtyhet rikthimi i Zaniolos, fajin e ka… Covid-19 appeared first on Abc News.

---- ----
----
-----
-----