Ballina Lajme nacionale Lamtumirë “Bilbili i Kosovës”! Përcillet në banesën e fundit Nexhmije Pagarusha (FOTO)

Lamtumirë “Bilbili i Kosovës”! Përcillet në banesën e fundit Nexhmije Pagarusha (FOTO)

256
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në Pagarushë të Malishevës është varrosur sot në mesditë, këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha, e cila ndërroi jetë të premten në moshën 86-vjeçare

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, të dielën u bënë homazhe dhe më pas një akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e saj. Në këtë ceremoni, morën pjesë politikanë e artistë nga vendi dhe rajoni.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në akademinë përkujtimore të Nexhmije Pagarushës, ka thënë se muzika dhe arti kanë humbur ikonën e tyre, kurse kombi ka humbur anëtaren më të dashur e më të çmuar, shkruan REL.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij tha se” kudo që jetojnë shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, janë zemërthyer dhe të pikëlluar. Kujtimi për Bilbilin e Kosovës kurrë nuk do të zbehet dhe këngët e saj do të jetojnë përgjithmonë me ne”.

Pas kësaj ceremonie, kortezhi ka parakaluar nëpër sheshet kryesore të Prishtinës, në të cilin morën pjesë shumë qytetarë. Presidenti i Kosovës kishte shpallur të dielën (9 shkurt) ditë zie.

---- ----
----
-----
-----