Ballina Sport Lamtumira e fundit për Kobe e Gigi Bryant/ Vanessa në lot, zbulon...

Lamtumira e fundit për Kobe e Gigi Bryant/ Vanessa në lot, zbulon mesazhin e fundit të legjendës

115
SHPËRNDAJE

Në Staples Center të Los Angeles, bota e sportit i ka dhënë lamtumirën e fundit Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gigi.

Në mes të 20 000 personave të pranishëm, ku kishte edhe shumë legjenda të Los Angeles Lakers si ish-trajneri Phil Jackson apo edhe ish-lojtarë si Jerry West, Elgin Baylor, Kareem Abdul-Jabbar, Shaquille O’Neal, Byron Scott dhe AC Green.

Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa, falenderoi të pranishmit dhe tha: “Kobe më thonte gjithmonë se Gigi më ka ngjarë mua, ka personalitet dhe sarkazëm. Kam qenë shoqja e tij më e mirë, e dashura e tij e parë, gruaja e tij, dashuria e tij e madhe. Në mesazhin e fundit që më dërgoi përpara se të vdiste, më tha që donte të kalonim disa kohë bashkë, pa vajzat. Nuk ia arritëm dot”.

Beyonce performoi në Staples Center, duke thënë se ishte aty sepse e donte Kobe Bryant. Në fund, Vanessa kishte një tjetër mesazh për ish-bashkëshortin e saj: “Kobe, kujdesu ti për Gigin. Unë do të kujdesem për vajzat e tjera. Do të rishihemi në Parajsë, të gjithë bashkë”.

-----