Ballina Sport Lampard e thotë hapur, tifozët e Chelsea-t mund të ëndërrojnë

Lampard e thotë hapur, tifozët e Chelsea-t mund të ëndërrojnë

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Chelsea i Frank Lampard ka shijuar disa orë si kryesuese e Premier League në pritje për të parë se çfarë do të bëjnë rivalet Tottenham dhe Liverpool, që mund t’i parakalojnë londinezët.

Gjithsesi, fitorja e bukur kundër Leeds-it duket se ka mbushur me entuziazëm Blutë, aq sa trajneri Lampard ka bërë disa deklarata shumë pozitive në lidhje me luftën për titull.

Siç kanë bërë të ditur mediat angleze, Lampard ka thënë:

“Nuk ka sigurisht asgjë të gabuar për tifozët që të mendojnë për fitoren e titullit. Mbështetja e tyre është me të vërtetë fantastike, kontributi i tyre është shumë i madh”.

“Duket se entuziastë janë për vendin e parë në renditje. Por puna ime dhe në përgjithësi puna e skuadrës është që të ruajmë përqendrimin te sezoni, që është me të vërtetë i gjatë”.

“Duhet të punojmë për të bërë akoma mirë. Të përmirësohemi për ndeshjet e ardhshme. Tani shijojmë momentin, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

---- ---- ----
-----