Ballina Sport Lala: Sukses nëse lejmë mbrapa Hungarinë, kujdes me Andorrën se kemi lënë...

Lala: Sukses nëse lejmë mbrapa Hungarinë, kujdes me Andorrën se kemi lënë nam njëherë

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shka mësuar kundërshtarët për fushatën eliminatore të Botërorit 2022.

Kuqezinjtë nuk është se patën shumë fat duke qenë se janë shortuar së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë e më pas me kundërshtarë më të dobët si Andorra e San Marino.

Ndërkaq, për të komentuar situatën e Shqipërisë në Grupin I ka folur një ish-kapiten i kombëtares si Altin Lala. Ish-mesfushori, në një intervistë për “Sport Magazine” në Ora TV, thekson se do të ishte sukses nëse ia dalim të lejmë pas Hungarinë, ndërsa shton se me San Marinon e Andorrën duhet kujdes teksa kujton se me këta të fundit kanë lënë njëherë nam (duke iu referuar nje humbje në miqësore 2-0 të vitit 2002 ku dhe vetë Lala ishte pjesë).

“Është një grup mjaft i fortë. Përveç grupit të Danimarkës që mendoj se është disi më “i lehtë”, të tëra grupet kanë nga dy skuadra që janë shumë më të forta. Mendoj që Anglia dhe Polonia janë dy favoritet. Hungaria është po ekip i fortë dhe ajo do të jetë baza ku ne duhet të matemi. Ta lëmë mbrapa do të ishte një sukses. Në kualifikime duhet të kesh edhe fat dhe të shfrytëzosh momentin. Është ndryshe nga Liga e kombeve ku skuadrat janë pak a shumë të barabarta.

Këtu ke të bësh me 2-3 skuadra që janë më të forta. Andorra ka pasur vitet e fundit disa rezultate që i ka nxjerrë punë skuadrave të tjera, ka bërë supriza.

Duhet patur edhe aty shumë kujdes. Për skuadrën tonë të re është diçka shumë e mirë të ndeshesh me Anglinë, që është një nga Kombëtaret më të forta të Botës. Do ishte mirë që këto ndeshje të zhvillohen pas pandemisë, do të ishte fantastike.

Andorra San Marino? Shumica e opinionit sportiv i kanë bërë llogaritë të marrim 12 pikë në këto 4 ndeshje. Natyrisht duhet t’i fitojmë, por është e vështirë. Unë kam qëlluar vetë që kemi luajtur me Andorrën dhe kemi lënë nam. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin.

Mendoj që me këtë Kombëtare që ka krijuar Edi Reja, aq më tepër që mbrojtjen e kemi shumë të stabilizuar, mund t’i hapim punë.

Është natyrisht se Anglia ka vërtetë lojtarë shumë cilësor, por ngjasat janë aty. Ne s’kemi çfarë humbin. Shpesh herë në këto ndeshje ne kemi zhvilluar lojra shumë të mira, vetëm se duhet të marrim rezultat. Nuk mjafton vetëm loja e mirë. Por presionin e ka gjithmonë Anglia.

Lala i ri në Kombëtare? Mua më pëlqen shumë Gjasula para mbrojtjes, bën një lojë fantastike. Edhe këtu në Gjermani më ka pëlqyer këto vitet e fundit.

Më pëlqen mënyra se si luan ai para mbrojtjes, është shumë pozitiv. Pastaj ka lojtarë të tjerë si Abrashi, Bare, Laçi, Memushaj. Mesfusha ka pasur vitet e fundit lojtarë cilësor. Por në fund fare është grupi që e bën skuadrën. Ky duhet të jetë mentaliteti ynë, grupi dhe jo individi. Kombëtarja duhet të ketë gjithmonë prurje.

Duhet të krijosh një grup me 15-16 lojtarë që t’i kesh stabël. Por trajneri ka shumë eksperiencë, s’kam çfarë të them unë. Është një nga trajnerët më të mirë në Itali dhe punën po e bën shumë mirë.

Nëse do të kishim një flamur dhe jo dy flamuj do ishim akoma më të fortë. Kjo i përket politikës që të bashkojë këto dy vende dhe të kemi një Kombëtare të fortë”, ka deklaruar Altin Lala”, u shpreh Lala.

---- ----
----
-----
-----