Ballina Lajme nacionale LAJMI I FUNDIT: Vdes edhe personi i tretë në aksidentin në Rahovec

LAJMI I FUNDIT: Vdes edhe personi i tretë në aksidentin në Rahovec

54
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur masditën e se premtes në komunën e Rahovecit.

Ka vdekur edhe një person si pasojë e aksidentit që ka ndodhur pasditen e së premten në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar Lirije Podrimaj, zëdhënëse për rajonin e Gjakovës në Policinë e Kosovës.

“Informacioni i fundit nga vendi i ngjarjes është se edhe personi i tretë ka vdekur, viktimat janë dy meshkuj dhe një femër”, ka thënë ajo.

Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt dyshohet të ketë sjellë te aksidenti mes dy veturave.

-----