Ballina Lajme nacionale Lajmi i fundit/ Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë (FOTO)

Lajmi i fundit/ Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë (FOTO)

164
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë personi i infektuar me virusin COVID 1, i cili është nga Duminca e Podujevës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar familja përmes një postimi në Facebook.

----

Viktima është një  86-vjeçar, babai i të infektuarit të parë nga kjo familje, që kishte ardhur nga Italia.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shkuar në 31 numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë.

Rasti i fundit që ka rezultuar pozitiv është thënë të jetë një 31-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë  298,393 njerëz të infektuar, 12,755 të vdekur dhe 91,540 të shëruar.

----- ----