Ballina Lajme Bota/Rajoni Lajmi i fundit: Privohet nga jeta një gazetar

Lajmi i fundit: Privohet nga jeta një gazetar

10
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afganistan.

Policia afgane thotë se një gazetar është privuar nga jeta në provincën Paktia, në lindje të Afganistanit.

Trupi i pajetë i Nader Shah Sahibzada – gazetar në Radio Gardez – u gjet më 13 korrik, vetëm një ditë pasi u shpall i zhdukur.

Shefi i policisë, Mohammad Hosman Jahnbaz tha se ende nuk është e qartë nëse privimi nga jeta i tij është e lidhur me punën që Sahibzada bënte.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për rastin e gazetarit.

Talibanët dhe grupi militant, Shteti Islamik në të kaluarën kanë kryer sulme që kanë pasur për cak gazetarë.

Afganistani është vendi më vdekjeprurës për gazetarët në mbarë botën.
Vetëm vitin e kaluar, në këtë shtet u privuan nga jeta 13 gazetarë, thuhet në të dhënat e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, organizatë me bazë në Nju Jork.