Ballina Lajme nacionale LAJMI I FUNDIT: Paralajmërohet një përleshje në Mati 1, ndërhyn Policia e...

LAJMI I FUNDIT: Paralajmërohet një përleshje në Mati 1, ndërhyn Policia e Kosovës

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Policisë së Kosovës i është dashur të intervenojë në një përleshje të paralajmëruar që mund të ndodhë në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Është hera e dytë që brenda pak ditëve Policia e Kosovës po detyrohet të ndërhyjë që të ndalën punimet në një ndërtim të lartë që po ndodhë në lagjen Mati 1 në Prishtinë, në rrugën ‘Shaqir Igrishta’, raporton lajmi.

Shefqet Gashi bashkë me disa familjarë të tij po pretendojnë që prona ku ka filluar të ndërtojë “Tregtia” është e tij.

Ata po pengojnë kontraktorët e kompanisë “Tregtia” që të ndërtojë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitet policore të Kosovës për ta qetësuar situatën.
Para një jave Policia e Kosovës ka ndërhyrë edhe njëherë duke ndalur ndërtimet, pasi situata kishte filluar të acarohej.

---- ----
----
-----
-----