Ballina Lajme nacionale Lajmi i fundit/ Një grup turistësh shqiptarë bllokohen në kanionet e Holtës

Lajmi i fundit/ Një grup turistësh shqiptarë bllokohen në kanionet e Holtës

77
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një grup turistësh shqiptarë janë bllokuar në kanionet e Holtës në Gramsh. Policia sqaron se janë nisur drejt vendit të ngjarjes por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Dyshohet se shkaku i bllokimit të tyre të jetë rritja e shpejtë e nivelit të ujit për shkak të shirave që kanë rënë gjatë natës dhe përrenjve që derdhen në kanionin e Holtës.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, emergjencat dhe zjarrfiksja. Vetëm nga spitali i Gramshit janë nisur drejt vendit të ngjarjes 3 ambulanca.

Kujtojmë se ditët e fundit kemi patur një mot të përkeqësuar në vendin tonë ku në disa qytete janë shënuar edhe incidente e dëme materiale.

---- ----
----
-----
-----