Ballina Lajme nacionale Lajmi i Fundit/ Me granata dhe pistoletë, kapet në Pogradec i arratisuri...

Lajmi i Fundit/ Me granata dhe pistoletë, kapet në Pogradec i arratisuri nga burgjet greke

22
SHPËRNDAJE

Një i arratisur nga burgjet e Greqisë është arrestuar nga njësia operacionale e përgjithshme e policisë së Shtetit.

Gazeta SHQIP mëson se i arrestuari me inicialet R.L., është kapur në Qafë-Plloçë në Pogradec, ndërsa me vete iu gjeten dy granata dhe një pistoletë.

Menjëherë pas arrestimit, policia ka ushtruar kontroll në banesën e të dënuarit me burg përjetë, ku ka gjetur 1500 rrënjë hashash.

Gazeta SHQIP

 

-----