Ballina Lajme Bota/Rajoni Lajmi i fundit: Humb jetën një pushues në plazhin shqiptar

Lajmi i fundit: Humb jetën një pushues në plazhin shqiptar

40
SHPËRNDAJE

Një pushues ka humbur jetën sot në një nga plazhet shqiptare.

Raportohet se ka humbur jetën një grua e moshuar në plazhin e Vlorës.

Viktimë ka mbetur një pushuese 70-vjeçare, e cila ka pësuar atak kardiak, sapo ka hyrë në det këtë mëngjes, në zonën e njohur si plazhi i ri.

Edhe pse të moshuarës i është dhënë menjëherë ndihmë, nuk ka mundur të mbijetojë.

Kjo është viktima e tretë e këtij sezoni turistik.

Gjatë muajit qershor uji iu ka marrë jetën edhe dy pushuesve të tjerë, një 70-vjeçare po në plazhin e Vlorës dhe një 70-vjeçar kosovar në Durrës.

-----