Ballina Lajme nacionale Lajmi i fundit: Gjendet në Fushë Kosovë Remzije Mustafa e humbur para...

Lajmi i fundit: Gjendet në Fushë Kosovë Remzije Mustafa e humbur para një jave

209
SHPËRNDAJE

Gjendet në Fushë Kosovë Remzije Mustafa e humbur para një jave.

Është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, Remzije Mustafa nga Prishtina, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga 7 nëntori.

Remzije Mustafa e zhdukur tash e një javë ishte në kërkim nga familjarët e saj por edhe qytetarë vullnetarë të cilët ndihmuan famijarët.

Është bërë e ditur gjithashtu se Mustafa është gjetur shëndosh e mirë në qytetin e Fushë Kosovës.

“MYZHDE MYZHDE.

Zonja Remzije eshte gjetur para pak qastesh ne Fushe Kosove, tanime eshte kthyer ne shtepi bashke me femijet e saj.

Ne ju falenderojme te gjithve nga zemra qu u misheruar keto 8 dite me familjen e zonjes Remzije, treguat shqetsimin dhe interesimin tuaj per gjetjen e saj.

Zoti ju bekoft te gjithve

Zoti i bekoft familjet dhe shtepite tuaja”, ka shkruar ne Facebook një vajzë e cila ka bërë të ditur gjetjen e saj.

----- ----- ----- -----