Ballina Lajme nacionale Lajmërohet njëri nga të dyshuarit për plagosjen në “Duplex”, tregon motivet e...

Lajmërohet njëri nga të dyshuarit për plagosjen në “Duplex”, tregon motivet e rastit

110
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmërohet njëri nga të dyshuarit.

Të shtënat me armë zjarri pranë hyrjes së klubit të natës “Duplex”, nga të cilat mbetën të plagosur katër persona dyshohet se erdhën nga Astrit Mehmeti i njohur me nofkën Llepota dhe dy shoqëruesit e tij që ishin Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.

Pas më shumë se dy ditë në arrati, sot në një telefonatë që ka pranuar Gazeta Insajderi, është lajmëruar Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani”.

Ai ka treguar se cilat ishin motivet deri te eskalimi i situatës dhe ka thënë që do të paraqiten vet në polici, pasi që, ata që nga e shtuna e 9 nëntorit, dita kur ndodhi përleshja janë në arrati.

“Ata nuk na kanë lejuar të hyjmë brenda. Ka qenë veprim i keq ai i joni por ata kanë gabuar sepse ne nuk kemi shkuar që të luftojmë atje”, ka thënë Andi Pajaziti, i cili ka treguar emrin e tij pas insistimit.

“Si krejt bota që donë me hy brenda edhe ne kemi dashtë, por nuk na kanë lejuar, andaj ka ndodhur ky keqkuptim. Nuk ka pas të bëjë as femrat as asgjë tjetër, vetëm kanë thënë që neve nuk na lënë të hyjmë brenda”, është shprehur tutje ai.

Në lidhje me atë se çfarë veprimesh do të ndërmarrin ky grup tutje, Pajaziti ka pohuar se do të dorëzohen në Policinë e Kosovës.

“S’jemi në arrati se s’kemi bërë asgjë na, shkojmë paraqitemi, kismet nesër”, ka përfunduar bisedën Andi Pajaziti i njohur me nofkën Italiani.

Në pamjet që kanë dalë nga kamerat e sigurisë së “Duplexit”, shihet se i dyshuari Astrit Mehmeti me shoqëruesit e tij, njëherë janë fjalosur me sigurimin.

Pas disa sekondash që ata shtyhen ndërmjet vete, i dyshuari Mehmeti, me revole gjuan drejt këmbëve të sigurimit.

Pastaj njërit nga ta, Mehmeti, i afrohet edhe e godet me shqelma dhe grushte. Pas kësaj, afrohen edhe të tjerët të cilët shtyhen mes vete, derisa grupi i Llapotës, largohen nga vendi i ngjarjes, pasi që edhe sigurimi i “Duplexit” nis të gjuaj me armë zjarri.

Përleshjen me armë mes dy grupeve e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Në një përgjigje për Insajderin, zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se katër persona kanë mbetur të lënduar nga gjuajtjet me armë. Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

---- ----
----
----- ----
-----