Ballina Showbiz Lajmërohet Fjolla, pas kritikave që mori, ja çfarë thotë ajo

Lajmërohet Fjolla, pas kritikave që mori, ja çfarë thotë ajo

113
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas kritikave që mori, reagon Fjolla Morina.

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina të mërkurën ka përformuar në një koncert në Drenicë para një numri të madh të njerëzve.

Në lidhje me performancën e saj, ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale edhe nga personalitete të njohura të fushave të ndryshme.

Fjolla është kritikuar për veshjen që ka zgjedhur në koncertin ku të pranishëm kishte më shumë fëmijë.

Megjithatë, një reagim nuk ka munguar as nga Fjolla, e cila në rrjetin social Instagram ka shkruar se ata që kishin ardhur në shesh ishin aty për të parë e dëgjuar Fjollën që shohin në TV.

“Sot jam zgjuar me disa tituj portalesh te tmerrshme qe i referoheshin dukjes dhe performances time ne Skenderaj! Wawwww nuk po i besoja syve tek lexoja disa prej tyre.Me pak fjale historia eshte kjo:

Fjolla Morina eshte nje kengtare performuese e nje zhanri te caktuar muzike.Ka nje stil te sajin dhe nuk demton askend qe zgjedh te performoj ne nje qytet me nje veshje te cilen nuk e ka per here te pare. Kam performuar dhe kenduar sic bejne te gjithe kengtaret e zhanrit tim.Per mua te gjitha skenat jane njesoj. Ata qe kishin ardhur ne shesh ishin aty per te pare e degjuar Fjollen qe shohin ne tv jo Fjollen qe doni ju.

Po e theksoj dhe nje here isha mbrem ne Skenderaj e ftuar si Artiste per te performuar jo per te dhene interviste. Por nuk me cudit fakti qe kaq shume ju ka bere pershtypje veshja ime si e Rita Ores kur performoj ne Prishtine.Ju keni problem me cdo kengetare qe performon me nje trupore. Tani ju ca beni? Merrni “gura” dhe qelloni. Te gjitha kengtaret vishen me nje body, kendojne ne Tirane , Prishtine, Ferizaj, Gostivar, Tetove,Prizren pse nga ndryshon Skenderai nga te gjitha keto qytete. Une i kendoj Shqiptareve kudo qe jane pa dallim vendi per mua jane te gjithe publiku im. Pse nuk i lexova keto komente kur kendoja ne Prishtin ose ne Tiran a kudo qofte ku ka Shqiptare?!!! E di cka po ju them Kosoves nuk I vine problemet pse Fjolla kendoj me nje body,Kosoves I vine problemet nga njerzit e prapambetur te cilet drejtojne gishtin nga te gjithe vetem nga vetja jo. Po po nga ju qe beni shkrime moraliste e pastaj ju shohim ne TV ku shani e shfryni njeri tjetrin me fjalorin me te keq qe dini. Aty duhet ti keni kujdes femijet jo ne nje koncert. Flm publikut qe ishin aq te shumte e me keni prit aq mire! Po ju them dhe te fundit: Sa per patriote une jam 1000 here me shume se disa qe hiqen te tille!”, ka shkruar Fjolla.

---- ----
----
-----
-----