Ballina Lajme vendore Lajm i mirë për specializantët nga Lugina e Preshevës

Lajm i mirë për specializantët nga Lugina e Preshevës

99
SHPËRNDAJE

Pas takimeve në Bujanoc dhe Prishtinë me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës z. Armend Zemaj u realizua kërkesa jonë dhe premtimi i tij për pranimin e specializantëve nga Lugina e Preshevës.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për pranimin e mjekëve tanë në specializim përbën një hap shumë të rëndësishëm për plotësimin e nevojave me kuadro profesionale në vendin tonë.

Komuna e Bujanocit falemnderon ministrin Zemaj për angazhimin e tij në këtë drejtim dhe shpreson që konkurse për specializime do të hapen edhe viteve në vijim, që edhe mjekë të tjerë të kenë rastin për specializime në fushat për të cilat kanë nevojë shtëpitë e shëndetit në Luginë të Preshevës.

-----