Ballina Lajme Bota/Rajoni Lajm i mirë/ Në të gjithë botën bie numri i të infektuarve...

Lajm i mirë/ Në të gjithë botën bie numri i të infektuarve me Covid 19

152
SHPËRNDAJE

Nga Italia kanë ardhur lajme të mira përsa i përket sezonit veror por gjithashtu dhe numrit të viktimave i cili është në ulje po ashtu dhe numri i të infektuarve.

Një lajm tjetër i mirë vjen dhe nga Spanja. Ministria e Shëndetësisë së Spanjës, bën me dije se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 523 persona të vdekur nga COVID-19, 44 më pak se një ditë më parë ku ishin 567.

Në total numri i të vdekurve me COVID-19 në Spanjë është 18.579 persona. Ndërsa numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 177 633 dhe 70853persona janë shëruar. Ditët e fundit Spanja ka kurbën në rënie dhe për këtë shkak kryeministri ka vendosur të ulë masat e rrepta. Pak nga pak vendi do i kthehet jetës normale dhe shumë biznese janë hapur.

-----