
“Time capsule”, koncerti i shumëpritur i reperit Capital T shtyhet për shkak të motit.
Vetë artisti ka njoftuar me anë të një postimi në Instagram se koncerti do të mbëhet një ditë më vonë, më 20 shtator.
Sa i përket vendit dhe orës, asgjë nuk ndryshon. Ndërsa për të ftuarit special, nuk dihet nëse do ketë ndryshime prej axhendës së tyre.
“Siç edhe e keni pa krejt osht gati në sheshin Nene Tereza.
Mirepo per shkak te motit i cili parashikon shi pergjate gjithe dites se neserme, Time Capsule mbahet nje dite ma vone, 20 shtator, i njejti ven, e njejta ore.
Sigurisht krejt biletat e shituna jane te rregullta pavarsisht dates.
Ju falenderoj shume per mirekuptimin e shpresoj qe nuk ju kemi shkaktu asnje pengese.
Per cdo send lidhun me ket ceshtje shkruani ne info@pentagrami.al e dikush ju pergjigjet menjehere. Shihemi pasneser!!”, shkruajti Capital T.
The post Lajm i keq për fansat e Capital T, shtyhet koncerti i Tiranës appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.