Ballina Lajme nacionale Lajm i fundit/ Plas sërish në Shkodër, grupi i PS shqyen KZAZ...

Lajm i fundit/ Plas sërish në Shkodër, grupi i PS shqyen KZAZ dhe “rrëmben” kutitë (VIDEO)

7
SHPËRNDAJE

Ashtu siç ishte parashikuar, që pasditja e sotme do të ishte e mbushur me tension dhe përplasje në bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI, edhe ka ndodhur.

Është sërish Shkodra, qyteti ku është shënuar një incident i rëndë rreth orës 17:30.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë thyer derën e pallatit te sportit “Qazim Dervishi”, e përcaktuar si KZAZ-ja nr.2.

Godina mbahej e mbyllur për shkak se është në pronësi të bashkisë së Shkodrës.

Dyshohet se ka qenë një grup mbështetës i Partisë Socialiste që ka goditur me mjete të forta derën kryesore.

Autorët janë përplasur me policinë Bashkiake dhe atë të Rendit, por ia kanë dalë të marrin materialet zgjedhore. Sipas raportimeve grupi i ‘rebelëve” ka shqyer derën me mjete të forta dhe ka marrë kutitë e votimi duke u larguar me një makinë.

-----