Ballina Lajme nacionale Lajm i fundit/ Pak orë nga zgjedhjet, Presidenti Meta deklaratë të jashtëzakonshme

Lajm i fundit/ Pak orë nga zgjedhjet, Presidenti Meta deklaratë të jashtëzakonshme

11
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e sotme në Dibër është dhunuar nga policia në qytetin e Dibrës, gazetari i News24 Enver Doçi.

Sipas dëshmive dhe një video të publikuar nga BalkanWeb, Doçi është goditur nga efektivët e Forcave Speciale me tytën e një automatiku dhe i janë sekuestruar materialet e filmuara.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar me shpejtësi Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Kreu i Shtetit shprehet se dënon me forcë dhunën fizike të ushtruar nga punonjës të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit Doçi, i cili ishte në krye të detyrës.

“Presidenti Meta duke i uruar shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin e plotë me z.Doçi dhe të gjithë gazetarët që me guxim, kurajo e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Meta gjithashtu apelon zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje të rëndë duke përsëritur thirrjen e tij për ndëshkimin e të gjithë autorëve të dhunës, shantazhit, kërcënimeve e presionit ndaj gazetarëve.

“Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”, thekson ai.

-----