Ballina Lajme nacionale Lajm i fundit/ Ilaçe kontrabandë nga Prishtina në Tiranë, sekuestrohen në autobus...

Lajm i fundit/ Ilaçe kontrabandë nga Prishtina në Tiranë, sekuestrohen në autobus (FOTO)

65
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një sasi medikamentesh janë zbuluar në sistemin e ajrimit të  autobusit të linjës Tiranë-Prishtinë dhe anasjelltas. Oficerët doganorë kanë selektuar një autobus të linjës Prishtinë-Tiranë për kontroll të imtësishëm.

Gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur në brendësi të sistemit të klimatizimit të autobusit sasi të konsiderueshme të medikamenteve te fshehura, gjithashtu nën sediljen e shoferit është gjetur një pako e fshehur, e cila ishte e mbushur me lente optike me dioptri të ndryshme si dhe dy trafo elektronike për shirita vrapues të fitnesit e që ishin te vendosura në ulësen e pasme të autobusit.

Personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore si dhe mallrat ilegale të gjetura janë konfiskuar.

---- ----
----
-----
-----