Ballina Lajme nacionale Lajm i fundit/ “Grupi i zjarrit” të Fierit ndjek “këmba-këmbës” Ramën, pritë...

Lajm i fundit/ “Grupi i zjarrit” të Fierit ndjek “këmba-këmbës” Ramën, pritë edhe në Ballsh (Video)

23
SHPËRNDAJE

Qindra protestues të Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetë të zonës, pasi nuk e ndalën dot kryeministrin Edi Rama që të hynte në Patos, sepse eskorta me ndihmën e policisë devijoi në një rrugë dytësore, po e ndjekin atë “këmba-këmbës” deri në Ballsh.

Aty do të jetë ndalesa e radhës e kryeministrit për tubimin elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit, por një grup protestuesish tashmë i ka zënë “pritë” shefit të qeverisë.

Me thirrje “Rama ik”, pankarta kundër qeverisë dhe vuvuzela, “grupi i zjarrit” të Fierit ka dalë të bllokojë Ramën, pasi në Patos e mbajtën për rreth 1 orë në tension situatën.

Shumë pranë vendit ku kryeminstri Rama do të zhvillojë prezantimin e kandidatit të PS, protestuesit e PD po kërkojnë largimin e tij. Vlen të theksojmë se Bashkia Mallakastër, e drejtuar nga Agron Kapllanaj është e vetmja bashki që drejtohet nga PD, nga 6 bashki që ka qarku i Fierit.

Te pranishëm ne proteste janë edhe ish deputetet e PD Enkelejd Alibeaj dhe Luan Baçi, si dhe vetë kryetari Kapllanaj. Protestuesit ndodhe rreth 100 metra larg vendit ku do zhvillojë takimin kryeministri.

-----