Ballina Lajme nacionale Lajm i fundit/ Ç’po ndodh në Pogradec, FNSH i “qepet” pas Salianjit...

Lajm i fundit/ Ç’po ndodh në Pogradec, FNSH i “qepet” pas Salianjit dhe… (Foto)

20
SHPËRNDAJE

Deputeti Ervin Salianji ka postuar në Facebook disa foto ku shihet ai duke marshuar me kryebashkiakun e Pogradecit, Eduard Kapri dhe shumë mbështetës të PD e LSI drejt qytetit.

Përkrah tyre është krijuar një kordon me mbi 50 efektivë policie të FNSH me maska dhe skafandra, të cilët duket se mbajnë distancën midis “grupit të zjarrit” të opozitës dhe korsisë, ku pritet të kalojë kryeministri Edi Rama për të shkuar në qytetin liqenor.

Shefi i qeverisë do të zhvillojë aty në orën 18:00 takimin për prezantimin e kandidatit Ilir Xhakolli, ndërsa më herët opozitarët i zunë pritë në një pikë të rrugës nacionale Pogradec-Korçë.

Ata u penguan nga policia, e cila u sekuestroi edhe domatet që kishin marrë me vete për të goditur eskortën.

Ndërkohë, Salianji shkruan në Facebook: “Pogradec, policia i bashkohet protestuesve në marshimin e qytetarëve, Frika e Ramës i shoqëron protestuesit me policë pergjatë gjithë rrugës!”.