Ballina Lajme nacionale Lajm i fundit/ Acarohet keq Klevis Balliu, sherr me policinë: Pse na...

Lajm i fundit/ Acarohet keq Klevis Balliu, sherr me policinë: Pse na i morët domatet! (Video)

19
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në juglindje të vendit për takimet elektorale, ku është pritur me protesta, ndërsa një e tillë duket se do të jetë edhe sot kryefjala e ditës, pasi Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari kanë nxjerrë militantët për t’i bllokuar rrugën në Pogradec.

Ata dolën në fshatin Grabovicë ku po prisnin kalimin e eskortës së shefit të qeverisë, i cili mbylli takimin në Librazhd, por dështuan pasi policia u sekuestroi “armët”, pra domatet që kishin me vete.

Bashkë me ta është edhe ish-deputeti Ervin Salianji, ndërsa grupi tashmë po ecën në këmbë drejt Pogradecit. Ndërkohë, pas sekuestrimit të domateve, Balliu është acaruar duke pasur një përplasje me verbale me zv/drejtorin e policisë, Gjovalin Loka.

Debate mes ish-deputetëve dhe numrit dy të policisë së shtetit:

Balliu: Po mbroni një bandit. Ti do të marrësh urdhrin për të arrestuar këtë (Ramën) nuk do ta marr unë.

Polici: Po të jetë vendim gjykate.

Balliu: Me vendim gjykate do të ikë ky.

Polici: Çfarë të ketë ligji do ta zbatoj.

Balliu: Po ligji e ka more zotëri se është kap. Turp i madh. Ça i keni këto (flet për praninë e lartë të policisë)? Kush janë këtu Habilajt, Bajrat, Avdylajt?

Qytetari: Ata janë kolegët e Kryeministrit.

Balliu: Domatet nuk prishin asnjë punë. Çfarë ndodh pas këtij provokimi nuk të mbaj dot përgjegjësi.Unë kam ardhur këtu vetëm me i rujt këta dhe ju. Të kam garantuar 1 metër larg çdo oficeri të policisë.Asnjë polic këtu nuk do të derdhë një kokërr djersë për tu shty me asnjë person. Dakord?

Polici: Shumë në rregull.

Balliu: Këtë të garantova unë. Se çfarë bëjnë qytetarët pas provokimit që bëni ju ajo është përgjegjësia juaj. Çdo shoqërim do të quhet politik se kështu është.

Braimllari: Edi Rama ta menaxhojë vetë stresin.

Gjovalin Loka: Nuk ka shans njeri që qytetarit Gjovalin Lokaj t’ia heqë pantallonat nga koka.

Balliu: Çfarë pantallonash?

Gjovalin Lokaj: Ata që e kanë shkruajtur të mbajnë përgjegjësi.

Balliu: Kë kërcënon?

Gjovalin Loka: Atij që i ka thënë.

Braimllari: Ruajt qetësinë, mos merr ngarkesën e Ramës se është turp.

-----