Ballina Lajme nacionale Lajçak ripërsërit kërkesën e tij: Dialogu Kosovë- Serbi menjëherë pas krijimit të...

Lajçak ripërsërit kërkesën e tij: Dialogu Kosovë- Serbi menjëherë pas krijimit të qeverisë së re

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Lajçak ripërsërit kërkesën e tij: Dialogu Kosovë- Serbi menjëherë pas krijimit të qeverisë së re

I dërguari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak sjell sërish në vëmendje detyrën e tij për të arritur një dialog mes Serbisë dhe Kosovës, pas krijimit të qeverisë së kësaj të fundit.

Lajçak  deklaroi së fundmi se gjatë procesit të mëhershëm, është arritur pajtueshmëri me palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme për të dy palët, e për zgjidhjen e të gjitha çështjeve.

“Arritëm që të pajtohemi me të dy palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme e cila do t’u japë zgjidhje të gjitha çështjeve. Kemi arritur pajtueshmëri për marrëveshjet e para në këtë proces, kështu që as situata me COVID-19 nuk ishte pengesë për dialog”, ka thënë Lajçak

Gjithashtu Lajçak deklaroi se procesi ndonëse ishte ndërprerë, është arritur që i njëjti të kthehet në binarë. Në këtë kontekst, Lajçak ka thënë se pret që dialogu të vazhdojë pas formimi të qeverisë së re ne Kosovë.

 

Lajçak ripërsërit kërkesën e tij: Dialogu Kosovë- Serbi menjëherë pas krijimit të qeverisë së re
Ornela Celpica

---- ---- ----
-----